Si rrallë herë kohët e fundit, Rama e Basha kanë shkëmbyer replika nëpërmjet videomesazheve. Kreu i demokratëve euroatlantikë i është përgjigjur kryeministrit i cili e ironizoi për heshtjen e tij politike.
“O Rame kishe pyet ku o Luli e? Ja mo ku e ke Lulin, orjola pampurin, me demokratët euroatlantikë në Ali Dem jemi. Takim për zgjedhjet”, u shpreh Lulzim Basha.
Përgjigja e Ramës ndai ish kundërshtarit të tij politik ishte plot sarkazëm.
“Po mër Lul, si të mos pyes për ty, na thave sytë. Si thanë ‘vdiq Luli’, vetëm unë nuk e besova. Se ti je i pavdekshëm, stres zero, gjumi top. Shtat herë shtatë po 42 e se lu topi. Ku ka mor vdekje që të afrohet ty mor Lul. Vetëm kur dole aty dhe the jam gjallë aty thashë mos po rren tashi”, tha Rama.
Rama vijon mesazhin e tij duke ironizuar rikthimin e Bashës në politikë.
“Shyqyr mo Lul dhe bravo Oriolës dhe euroatlantikëve që nuk të lanë vetëm se misioni yt për të më largu mu duhet të vazhdojë. Plus që kush vjen me ty fiton, edhe kur humb fiton”, tha kryesocialisti.
Duke nisur nga fakti se Basha ka humbur betejat e tij politike, Rama e mbyll videomesazhin me një ironi.
“Jam trembur se ti do fitosh prapë o Lul. Po hallall se e meriton, vetëm bëhu i gjallë, mos m’u ndaj më tani. Forca demokratët euroatlantikë, erdhi dita. Rama ik!”, u shpreh kreu i qeverisë.
Klan News