Ekipin e kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës, kryesocialisti Edi Rama e vlerëson si me përfaqësuesin jo vetëm për çdo grupmoshe, gjini e profesion, por dhe çdo parti.

“Partia Socialiste jua ka dhënë të gjithëve mundësinë, deri edhe ballistëve ju kemi dhënë mundësinë që të shohin nga ne nëse nuk duan të vdesin në kënetë. Ata të rënë janë në kënetë, por qëndrimi i tyre në kënetë. Është shanci i tyre i vetëm për të dalë nga këneta”, shprehet Rama.

Vota e 11 Majit sipas Ramës është votë që nuk duhet hedhur duke patur në mendje logot e parties, por të Bashkimit Europian.

Ky është një nga ato momente kur treni i historisë kalon përpara nesh dhe kur ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe duhet të vetëdijësojmë këdo që treni i historisë ndalon shumë pak në një stacion”, thekson Kryeministri.

Garën e parlamentarëve të Majit kryesocialisti në takimin me kandidatët e Tiranës e vlerëson me të njëjtën rëndësi si atë të zgjedhjeve të ’92.

Qielli duhet të jetë kufiri, qielli. Llogaritë aritmetike nuk vlejnë në këto zgjedhje, në këto zgjedhje vlen një llogari tjetër. Llogaria e shqiptarëve me historinë e më të shkuarën e në të ardhmen. E ardhmja si asnjëherë më parë është e materializuar në këto zgjedhje me një vote”, tha Rama.

Vota në drejtim të forcave të tjera Rama është i bindur se çon në humbje të këtij shansi historik për tu anëtarësuar, por dhe vë në rrezik dhe reformën në drejtësi.

“Dikush mund të thotë “po të gjithë këtu duan ta çojnë Shqipërinë në BE”. Edhe këneta “BE, BE, BE” thotë gjithë ditën. Gjithë bretkosat BE-në kanë në gojë. Pse duhet të shkoj vota te Partia Socialiste? Kemi dakordësuar që deri në fund të 2027 do të bëjmë negociatat. Negociatat janë një punë për të qëruar oriz dhe asnjë çoroditje nuk duhet lejuar të ndodhi.”, thekson lideri socialist.

Tv Klan