Rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama e nisi me një lajm të mirë. Njoftoi se nesër hapet Tuneli i Murrizit, pamjet e të cilit i tregoi përmes telefonit të tij.

Tha se më në fund “u dorëzua mali dhe plasi syri i keq”, duke e cilësuar një moment të shumëpritur, sidomos për dibranët.

Këtë videon e postova mbrëmë vonë, i gëzuar. Ma çuan direkt nga tuneli përkatës dhe postova duke shkruar e gjeni dot ku është? Pati komente interesante.. Është bukur për ta hapur me këtë pjesë… Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit, i cili më në fund u dorëzua. U dorëzua mali dhe tuneli do dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e ka pritur, se shumë kanë ikur nga kjo botë duke e pritur dhe që mendoj se e plasi syrin e keq! Syri i keq më në fund plasi! Gjeologjia ishte një tmerr, kështu që nesër Tuneli i Murrizit hapet, përkon dhe me Ditën e Verës. Nesër Ditë Vere nga Elbasani deri në Dibër!”, tha kreu i qeverisë.

“Sa të jem unë nuk do ketë taksë”, theksoi Rama për Rrugën e Arbrit.


/tvklan.al