U hap sot për automjetet tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, me një gjatësi prej 3.8 kilometrash që lidh Tiranën me qarkun e Dibrës.
Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Tv Klan, gazetari Maksi Rama përcolli më shumë detaje.
“Ceremonia e hapjes u zhvillua rreth orës 12:20 të mesditës dhe pjesëmarrës ishte kryeministri bashkë me zv/kryeministren Belinda Balluku“, raportoi gazetari.
Tuneli i Murrizit pritet ta shkurtojë kohën e udhëtimit ndjeshëm nga Tirana për në zonat e Dibrës dhe anasjelltas.
Tv Klan