Mesditën e 14 Marsit tuneli Murrizit do të hapet për qarkullimin e automjeteve.
Kryeministri ka treguar në komunikimin “Sy m’sy” pamjen që do të shohin të gjithë ata që do të përshkojnë këtë tunel 3.2 km që mori më shumë vite për t’u përfunduar.
“Syri i keq më në fund plasi se tërë ai tunel na u mblodh gjithë energjia negative”, tha Kryeministri Rama.
Rama siguron se pavarësisht kostove të shtuara nga projekti fillestar për shkak të vështirësive gjeologjike të paparashikuara nga buxheti i shtetit nuk do të dalin para shtesë për rrugën e Arbrit.
“I ka dalë shtetit shqiptar dhe iu ka dalë taksapaguesve shumë më lirë se sa rurgët që bëheshin dikur sidomos me tendera”, tha Rama.
Po ashtu siguron se sa të jetë ai në krye të qeverisë në këtë aks do të qarkullohet pa pagesë.
“Nuk do të kenë tarifë, nuk do të kenë togëz të rrugës siç quhet sa të jem unë”, tha Rama.
I vetmi segment i mbetur në Rrugën e Arbrit ku vazhdojnë punimet është Maqellarë-Peshkopi.
Tv Klan