Dashi – Fokusi te shenja e Peshqve nuk e ndihmon dëshirën tuaj për të dalë dhe bërë gjëra. Kjo është një periudhë për reflektim të thellë ku ndjenjat dhe intuita janë kryesoret. Mund të ndieni diçka që ndryshon përbrenda, por nuk ia vini dot gishtin se çfarë është. Kanalizimi i këtyre ndjesive mund të zbulojë thesaret e fshehura brenda jush.

Demi – Keni shumë mundësi në jetën sociale. Është një moment i artë për të farkëtuar lidhje të forta pune dhe argëtimi. Aftësitë praktike ju kthejnë në aset dhe bashkëpunimet mund të hapin dyer të reja. Prania juaj ndikon kudo që të shkoni, ndaj përdorini si avantazh këto mundësi.

Binjakët –  Është momenti të ëndërroni shumë dhe të  besoni që universi po punon në favorin tuaj. Një  ofertë e veçantë, ngritje në detyrë apo mundësi e papritur mund të shfaqet. Jini vigjilentë, mos mendoni më tepër sesa duhet dhe ndiqni instinktin. Me energjinë e Jupiterit krah jush, prisni një shpërblim.

Gaforrja – Energjia planetare thotë se duhet t’u besoni instinkteve dhe të tejkaloni zonën e rehatisë. Një aventurë reale, intelektuale apo emocionale ju pret përpara. Mund t’ju trembë, por ka shumë potencial në të dhe duhet të përqafoni të panjohurën. Pranoni mundësitë që zgjerojnë horizontet tuaja dhe do të habiteni nga ajo që mund të bëni.

Luani –  Një ide tunduese është duke marrë formë dhe nëse e diskutoni me njerëzit e duhur mund të gjeni çelësin e suksesit. Këta mund të jenë miq apo mentorë, kontakte  e burime që ndihmojnë vizionin tuaj. Arma juaj sekrete është bashkëpunimi dhe mbështetja e tyre do të sjellë suksesin.

Virgjëresha – Një bisedë e vetme  është çelësi që të keni një botë të re mundësish. Takimi me një mentor, shok apo një njohje e re do të nxisë ide të freskëta dhe hapë shtigje drejt qëllimeve të së  ardhmes. Pranoni këshillat edhe nëse sfidohet prakticiteti juaj. Jupiteri ju inkurajon që të ëndërroni dhe ambiciet tuaja do të zgjerohen.

Peshorja – Një projekt i tanishëm ka shumë potencial dhe ju duhet që të zgjeroni  opsionet për rritje të mëtejshme. Universi po ju jep dritën jeshile për të vepruar. Jupiterit i pëlqen rritja dhe aftësia juaj për të bashkëpunuar mund të sjellë shumë shpërblime. Besojini hapave të vegjël që çojnë drejt mundësive të mëdha.

Akrepi – Ndiheni optimistë për diçka që mbani në zemër? Qoftë një plan që po merr formë apo një  lidhje romantike, pranojeni. Planetët ju inkurajojnë që t’i besoni së ardhmes. Nëse keni ndjesinë se është gjëja e duhur, do të gjeni lumturi, maturi dhe përmbushje.

Shigjetari – Shtëpia juaj do të kthehet në një hapësirë për biseda kuptimplote. Lidhjet që ndërtoni tani mund të sjellin diçka të veçantë. Shpirti juaj aventurier e pëlqen bashkimin dhe kështu mund të takoni edhe miq të rinj.

Bricjapi – Prakticiteti juaj frymëzohet  nga krijimtari dhe imagjinata. Keni disa ide që dalin jashtë manualit tuaj, por mos i lini mënjanë. Ky është një moment që duhet të mendoni me guxim dhe të keni një qasje më vizionare. Nëse keni një projekt, një koncept biznesi apo një formë të re për të tejkaluar sfidat, ëndërroni fort.

Ujori – Një ide për të bërë para mund t’ju thërrasë, por mund të ndieni sikur do ju mundojë.  Në vend që ta anashkaloni, hulumtoni. Edhe nëse kjo ide ju duket ambicioze, mendimi krijues dhe planifikimi mund ta bëjnë realitet. Besojini natyrës suaj dhe kapni momentin për të shkuar drejt mundësive më të mira.

Peshqit – Dielli në shenjën tuaj bën një lidhje të bukur me Jupiterin dhe do të kërkoni lidhje të vërteta. Takoni njerëz me të cilët ndiheni vetja. Miq të afërt, njerëz të dashur apo të rinj mund të nxisin biseda të thella. Ngrohtësia dhe autenticiteti juaj janë një magnet, kështu që nxirrini në pah./tvklan.al