Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale. Kurti është urdhëruar nga Gjykata Speciale që të japë një dëshmi në Prokurorinë Speciale të Kosovës, të martën në orën 10:00 lidhur me një çështje që i përket rezervave të shtetit.
Në një lidhje direkte nga Kosova, gazetarja Blerta Dalloshi Berisha, raporton se Kurti nuk ka zgjedhur të paraqitet në Prokurori, teksa ka hedhur gurthemelet në një çerdhe në Gjilan.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar ditë më parë se ka lëshuar urdhër që detyron Kurtin të japë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit në një rast që ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi kryeministri nuk është paraqitur në dy ftesa që ia ka bërë Prokuroria në muajt e fundit.
Ndërkohë vetë kryeministri ka thënë disa herë se nuk i ka refuzuar ftesat, por insiston që dëshminë të japë në zyrën e tij në Kryeministri pasi sipas tij kështu është vepruar edhe më herët.
/tvklan.al