Dhuna lë shenja që mund të jenë të trashëgueshme. Deri më tani fenomeni ishte dokumentuar tek kafshët, por së fundmi është vëzhguar edhe tek njeriu, gjatë një pune studimore mbi ADN-në e grave siriane që në vitin 1982 përjetuar vrasjen e mijëra personave gjatë pushtimit të qytetit Hama.

Eksperiencat e përjetuara gjatë jetës nuk mund të modifikojne genet, por mund të ndikojnë në ndryshimin e ekspresionit të tyre falë sistemit të ashtuquajtur epigjenetike.

Si përgjigje të ngjarjeve traumatike apo shumë shqetësuese, qelizat i ngjisin geneve etiketa kimike, të cilat mund ti fikin ose ti ndryshojnë sjelljen. Dhe këto etiketa mund të jenë aq të forta sa të trashëgohen edhe tek fëmijët.

Studimi është publikuar në revistën Scientific Reports, dhe është realizar nga një bashkëpunim i grupeve kërkimore të Florida, Yale dhe Hashemita në Jordani.  

Gjatë punës studimore, mbi gratë siriane që kishin përjetuar luftën dhe masakra, u dalluar 21 modifikime epigjenetike të lidhura me stresin, ndërsa tek fëmijët e tyre, janë gjetur të paktën 14 të tilla, të cilat janë të trashëguara.

Gjithashtu personat e ekspozuar ndaj dhunës teksa ishin në barkun e nënës, shfaqin shenja të plakjes gjenetike, pra një lloj plakje biologjike më të shpejtë që ndikon në shfaqje të sëmundjeve të lidhura me pas me moshën.

Klan News