Dashi – Do të keni situata që do t’iu duhet të qendroni shumë vigjilentë. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm nëse jeni gati për të marrë një vendim në lidhje me marrëdhënien tuaj pasi mund të keni surpriza.

Demi – Optimizmi juaj romantik mbetet gjithmonë një shtysë shumë e mirë për të vazhduar përpara. Duhet të jeni pragmatik sepse keni fuqinë të kujdeseni për gjërat tuaja më të çmuara.

Binjakët – Do të jetë e dobishme për ju që të mbështeteni në ndjenjat e vërteta që keni. Po kaloni disa strese të vogla në punë dhe kjo po ndikon në humorin tuaj më partnerin.

Gaforrja – Do të merrni një ofertë mjaft interesante për sa u përket pushimeve të kësaj vere. Gjërat do të bëhen shumë tunduese dhe do e keni të vështirë të refuzoni.

Luani – Partneri juaj mund të ndihet i detyruar t’ju tregojë disa sekrete të vogla të cilat nuk ka dashur ti thotë për arsye se mund të mërziteni. Nëse gjërat do ti merrni me qetësi dhe jo të acaroheni për këtë fakt do të merrni shumë më tepër nga partneri juaj.

Virgjëresha – Do të jetë shumë e vështirë që të merrni përgjigjet e pyetjeve të cilat kanë kohë që ju mundojnë. Nëse bëni durim do të merrni atë që dëshironi, vetëm se duhet të jeni të duruar.

Peshorja – Planet tuaja për të ardhmen duken se janë mjaft të thjeshta për t’u realizuar. Gjërat mund të marrin një kthesë nëse nuk i qendroni besnikë asaj që doni.

Akrepi – Nëse e keni mundësinë për tu larguar pak nga partneri juaj sepse është shumë e nevojshme që të reflektoni mbi ato që kanë ndodhur kohët e fundit. Sigurohuni që të kujdeseni për financat tuaja edhe pse mund të bëni ndonjë udhëtim të vogël vetëm apo me ndonjë shoqe.

Shigjetari – Këtë fundjavë do të kërkoni të shkoni diku së bashku me partnerin tuaj. Keni kohë që po luftoni për të arritur diçka të dy dhe nëse i bëni gjërat me avash, do të ndiheni të realizuar.

Bricjapi – Po kërkoni shpresa, po kërkoni kontakte të reja. Nëse bëheni të guximshme mund të merrni përgjigje për ato që doni të dini. Ndoshta gjërat nuk janë shumë të thjeshta por bëni durim.

Ujori –   Sot është një ditë e mirë për marrëdhënien tuaj edhe nëse do të merrni guximin të tregoni disa sekrete të vogla ato do të jenë në krahun tuaj. Lidhjen e dashurisë e keni ndërtuar mbi besimin, komunikimin dhe keni shumë shanse të mira për të ardhmen.

Peshqit – Grindjet në lidhjen që keni nuk do të largohen, por duhet të qendroni bashkë për atë që ju besoni. Merrni kohë për t’u shprehur ashtu si dëshironi sepse keni kohë që e mendoni këtë bisedë. Sigurohuni t’i zgjidhni gjërat ashtu si duhet që ju të mund të rrini të qetë.

/tvklan.al