Ekspertët: Duhet mbështetje edhe për qytetarët
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se qeveria duhet të rritë subvencionet për disa sektorë të ekonomisë për përballimin e krizës energjetike. Hoti vlerëson bujqësinë si një nga sektorët më në nevojë.
“Qeveria urgjentisht duhet të rrisë subvencionet për bujqësinë së paku për 25% për të ruajtur nivelin ekzistues të aktivitetit bujqësor në vend. Po aq e rëndësishme për bujqit është që subvencionet të paguhen në kohën kur bujqit duhet të blejnë imputet bujqësore”, tha Avdullah Hoti, ish-Kryeministër i Kosovës.
Ndërsa ekspertët e ekonomisë në Kosovë thonë se qeveria duhet të mbështesë edhe qytetarët me të njëjtën skemë të tërheqjes së një sasi e të ardhurash nga Fondi i Pensioneve.
“Meqë kjo qeveri nuk po ka asnjë zgjidhje dhe as nuk po i përkrah përmes buxhetit, së paku duhet t’ia lejojë qytetarëve që t’i tërheqin kursimet e tyre…T’ua japë një mundësi që të rritet fuqia financiare”, tha Jakup Bellaqa, ekspert i ekonomisë.
Në Kosovë mbetet i fortë debati pas propozimit të rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Tv Klan