“I PABESË” titullohet seriali më i ri turk që vjen premierë ekskluzive së shpejti në Tv Klan.

Një prodhim i vitit 2022 do të transmetohet çdo të shtunë dhe të diel në mbrëmje.

Ajo kishte jetën perfekte. Tani është koha t’a rifitojë atë! E tradhëtuar nga bashkëshorti, jeta e saj “shembet” kur zbulon se prej 2 vitesh ka jetuar në një rrjet gënjeshtrash dhe mashtrimesh!

Drama e një gruaje që refuzon të jetë viktimë e jetës së saj!

Lufta e një bashkëshorteje për të marrë hak ndaj të gjithë atyre që e tradhëtuan!

Seriali dramatik që “tronditi” matjet e shikueshmërisë duke e bërë atë serialin më të ndjekur të vitit që nga episodi i parë!

Rikthimi i bujshëm në ekran i aktores më të famshme jo vetëm në Turqi, Cansu Dere (Ejshan tek “Ezel”, Firuze tek “Sulltani i Madherishem”, Zejnep tek “Nënë”) etj;

Së bashku me Caner Cindoruk (Mustafa pasha tek “Sulltani i Madhërishëm”, Ertan tek “Stuhi Dashurie”) etj.

I përshtatur nga seriali HIT britanik i BBC “Dr.Foster”.

Kur Asja takoi Volkan, ishte krejt e vetme në botën e saj. Prindërit e saj ndërruan jetë kur ajo ishte shumë e re. Edhe pse ata i lanë një trashëgimi të majme, Asja nuk kishte një familje ta quante të vetën.

Volkan ndryshoi gjithçka për të. Ata u martuan dhe u zhvendosën në vilen e tij, në një qytet të vogël afër Stambollit. Familja e Volkanit u bë edhe e saj, miqtë e tij u bënë miqtë e saj. Ata së bashku ndërtuan një martesë të lumtur, duke rritur dhe djalin e tyre, Ali. Kjo ishte jeta që kishte ëndërruar Asje.

Vite më vonë Asja u bë një doktoreshë e suksesshme dhe biznesi në ndertim i Volkan ishte në majë të tij. Jeta nuk mund të ishte më e mirë se aq, derisa sa Asja gjen një qime floku bjonde në shallin e bashkëshortit të saj.

Ajo zbulon se Volkan kishte prej vitesh një marrëdhënie me një vajzë të re Derin. Akoma më keq kur ajo zbulon se të gjithë miqtë dhe njerëzit rreth saj, ishin në dijeni të kësaj lidhjeje, por akush nuk i kishte thënë gjë.

E tradhëtuar në të gjitha anët, Asja zbulon edhe se bisnesi i Vulkan kishte përfituar të gjithë trashëgiminë e saj dhe se familja tashmë ishte e zhytyr në borxhe të mëdha.

Volkan nga ana tjetër përjeton ndjenja të komplikuara. Ai ndjen sikur i do të dyja, si Asjan ashtu dhe Derin. Asja për të është familja e tij, ndërsa Derin është dashuria e tij. Ai nuk ka për qëllim të heqë dorë nga familja e tij, por nuk ka dhe kurajon të ndahet nga Derin.

Asja zbulon se prej vitesh kishte jetuar në një rrjet gënjeshtrash. Sapo tradhëtia zbulohet, gjërat nisin dhe lëvizin. Në këtë histori, Asja refuzon të jetë viktimë e jetës së saj dhe tashmë betohet për hakmarrje ndaj bashkëshortit dhe të gjithë atyre që e tradhëtuan… /tvklan.al