Rreth orës 08:40, një 18 vjeçar në Tropojë ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., rreth 45 vjeç. Ky i fundit sipas Policisë, është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Pasi janë kryer kontrolle për kapjen e autorit, ai është vetëdorëzuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

/tvklan.al