Pjesa më e madhe e njerëzve në glob ankohen nga dhimbja e kokës. Sipas të dhënave nga institucionet e shëndetit, pjesa më e madhe e atyre që ankohen janë gra. Shumicën e rasteve dhimbjet e kokës janë si rezultat i stresit, lodhjes ose dritës, të cilat mund të kalojën shumë lehtë me një qetësues. Por, studimi i fundit tregon 4 lloje të dhimbjes së kokës, të cilat nuk duhen neglizhuar kurrë.

Dhimbje koke e papritur dhe e fortë

Ndryshe nga dhimbja e zakonshme e kokës si pasojë e lodhjes, dhimbjet e forta të kokës dhe të papritura, pa pasur një burim të dukshëm, janë një alarm i kuq. Sipas ekspertëve të tilla dhimbje të forta e të padurueshme, mund të jenë shenjë e një gjakderdhjeje në tru ose një problem tjetër i enëve të gjakut, që mund të jenë me pasoja fatale.

Dhimbje e re, e pa përjetuar më parë

Disa dhimbje kokë mund të jenë të zakonshme dhe të kalueshme, por disa të tjera mund të jenë të reja dhe të pa provuara më parë. Nëse vini re se për një periudhë kokë jeni duke kaluar dhimbje kokë që nuk i keni pasur më parë, atëherë mos i neglizhoni, por konsultohuni me një mjek specialist. Këto simptoma të reja mund të jenë rezultat i një sëmundjeje për të cilën nuk jeni në dijeni.

Dhimbje koke e shoqëruar me ethe dhe konfuzion

Një dhimbje koke e shoqëruar me ethe, “ngurtësim” të qafës dhe konfuzion mund të jetë një shenjë që nuk duhet injoruar. Ekspertët thonë se kjo mund të jetë shenjë e një meningjiti. Membranat mbrojtëse rreth trurit e palcës kurrizore inflamatohen për shkak të infeksionit.

Ndryshime në shikim, ecje dhe të folur

Një dhimbje koke e cila shoqërohet me probleme të të folurit, të të ecurit ose të të parit mund të ketë të bëjë me një goditje në tru. Goditja në tru ndodh kur qarkullimi i gjakut në tru bllokohet, kjo është arsyeja pse mund të keni mpirje në njërën anë të trupit, vështirësi në të folur, probleme me ecjen ose dhimbje koke të papritur. Gjysma e fytyrës suaj mund të “paralizohet”, një krah mund të bëhet papritmas i “dobishëm” dhe të folurit tuaj mund të jetë i paqartë. Prandaj në të tilla raste duhet një trajtim urgjent, i cili ndihmon në uljen e dëmtimit të trurit.

/tvklan.al