Një 37-vjeçar në Tropojë është arrestuar nga policia pasi ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie, si dhe iu gjet në posedim një sasi lënde narkotike kanabis.

37-vjeçari me iniciale A.P., banues në fshatin Peraj, u konstatua nga policia në një lokal ndërkohë që ishte me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ai u arrestua në flagrancë, ndërsa në oborrin e banesës iu gjetën 940 gram kanabis. Lënda narkotike u sekuestrua. Theksojmë se 37-vjeçari kishte masë sigurie pikërisht për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

/tvklan.al