Interi siguroi kualifikimin për në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve, falë fitores së dyfishtë ndaj Feyenoord, me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Kualifikimi në këtë fazë, mbush edhe arkat e zikaltërve. Interi deri tani ka arkëtuar 100 milionë Euro me ecurinë në Champions League.

Vetëm pjesëmarrja si kampione e Italisë, vlente 18.62 milionë Euro. Megjithatë nëse llogariten 8 fitoret, 2 barazimet, plus kalimi në fazën e 1/16-ve mes tetë të parave dhe tani çerekfinalja, të ardhurat përllogariten 100 milionë Euro.

Shifra të kënaqshme për italianët, të cilat mund të shtohen edhe më shumë, në rast se kalojnë Bayern Munich në çerekfinale.

Interi pritet të investojë një pjesë të këtyre të ardhurave në merkato, ku janë planifikuar ndryshime të shumta. /tvklan.al