Ky është dënimi i tretë që jepet këtë jave për ish-kryeministrin e Pakistanit

Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan dhe gruaja e tij u dënuan me shtatë vjet burg dhe gjobë nga një gjykatë që vendosi se martesa e tyre në vitin 2018 shkelte ligjin.

Çështja, e paraqitur nga bashkëshorti i parë i Bushra Bibit, pretendon se Bushra ka shkelur praktikën islame të respektimit të idatit, që është periudha e pritjes që një grua myslimane duhet ta respektojë për shkak të vdekjes së burrit të saj ose të zgjidhjes së martesës.

Gjatë seancës dëgjimore, bashkëshorti i parë i gruas së Imran Khan ngriti akuza të rënda kundër tij duke thënë se ka ndikuar në prishjen e familjes. Ky është vendimi i tretë kundër ish-kryeministrit dhe vjen përpara zgjedhjeve kombëtare.

71-vjeçari është dënuar tashmë me 10 vjet për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe 14 vjet për shitjen e paligjshme të dhuratave shtetërore. Ai ka mohuar çdo akuzë dhe në Qershor të këtij viti ai tha për Reuters se ushtria e cila ka sunduar Pakistanin për pjesën më të madhe të historisë së saj që nga pavarësia në 1947 po përpiqej të shkatërronte partinë e tij politike.

Ushtria, e cila kontrollon disa nga institucionet më të mëdha ekonomike të vendit pretendon se nuk është e ndikuar ndaj politikës.

Klan News