Mbretëria e Bashkuar bllokon përkohësisht importin e mishit nga Gjermania. Masa është marrë pas informacioneve të fundit mbi përhapjen e një virusi epizotik, që ka prekur derrat dhe lopët në fermat e rritjes masive.
Të njëjtën masë parandaluese për ndalim të importit të mishit të derrit nga Gjermania e kanë marrë edhe Meksika dhe Koreja e Jugut.
Javën e kaluar u bë e ditur nga autoritetet gjermane për tre raste në një një fermë pranë Berlinit, në rritjen e buajve. Hera e fundit që u evidentua ky virus ka qenë 30 vite më parë, ndërsa në Britani u shënua një epidemi në vitin 2001, ku nga ky virus u infektuan 10 milionë kafshë me humbje ekonomike deri ne 8 miliardë Stërlina.
Qeveria Starmer bën të ditur në një deklaratë se masa e ndërmarrë menjëherë është në kuadër të tutelës ndaj fermërëve dhe industrisë së mishit në vend, për të parandalur rreziqet e mundshme.
Klan News