Një qen ka rezultuar pozitiv me Covid në Mbretërinë e Bashkuar.
Mendohet se qeni e ka marrë virusin nga pronarët e tij dhe tani është duke u trajtuar në shtëpi nën kujdesin e mjekëve veterinerë.
Agjencia e Sigurisë së Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar se rastet me Covid tek kafshët shtëpiake janë të rralla. Ata thonë se ende nuk ka prova të mjaftueshme që qentë, macet apo kafshët e tjera shtëpiake të mund të transmetojnë virusin tek njerëzit.
Pronarët dhe njerëzit që punojnë me kafshët duhet të lajnë duart shpesh për një higjenë të mirë.
Gëzofi i kafshëve mund të shërbejë si mbartës i virusit për një kohë të shkurtër ashtu si sipërfaqet e tjera, siç është doreza e derës, kanë thënë disa ekspertë.
Mos ndani ushqimet, pjatat apo sende të tjera të kujdesit personal me kafshët tuaja.
“Ne do e monitorojmë këtë situatë me kujdes dhe do përditësojmë dhe udhëzojmë pronarët e kafshëve nëse do të kemi informacione të reja për transmetueshmërinë apo rrezikun e Covid”, është shprehur një veteriner. /tvklan.al