Instagram po ofron shuma të mëdha parash për krijuesit (Creators) të postojnë video në Reels, një sektor i programit q funksionon si Tik Tok. Rrjeti social i njohur e njoftoi këtë bonus për Reels në muajin Korrik kur drejtuesi i “Meta” Mark Zuckerberg tha se kompania do të paguante 1 miliardë Dollarë për krijuesit (creators) deri në vitin 2022.
Këto raporte tregojnë se sa shikime duhet të marrë një krijues (Creator) për të marrë bonusin. Në përfundim “TechCrunch” thekson se dikush ka marrë një ofertë prej 35,000$ nëse postimi i tij merr 58.31milionë shikime brenda një muaji. Ndërkohë krijuesit(creators) më me pak shikime kanë marrë oferta për shuma më modeste.
Maddy Corbin, një krijues (Creator) në Instagram me rreth 25,000 ndjekës tregoi se i kanë ofruar 1,000$ por tha se njeh të tjerë që kanë marrë oferta më të vogla. “TechCrunch” raporton se këto bonuse do rriten me kohën. Një krijues tjetër me 24 mijë ndjekës mori si ofertë 8,500$ nëse postimet e tij merrnin 9.28 milionë shikime.
Nuk ka asnjë rregull përsa i përket numrit të ndjekësve dhe shikimeve që merren në postime, pasi Instagram është i ri me këtë program dhe po eksperimenton akoma me këtë format.
YouTube dhe Snapchat po bëjnë të njëjtën gjë me krijuesit (Creators) e tyre. Në Gusht YouTube njoftoi se do të paguante mbi 10 mijë Dollarë në muaj për videot më popullore. Ndërkohë Snapchat tha se do të kishte çmime të ndryshme për krijuesit (Creators) nga 1,000$ deri në 25,000$. Nuk është një sekret që Instagram, YouTube, dhe Snapchat po konkurrojnë Tik Tok për shkak të popullaritetit të tij./tvklan.al