Shkencëtarët në Londër po përdorin Inteligjencën Artificiale për të dalluar anomalitë dikur “të padukshme” të trurit që shkaktojnë epilepsi.
MELD Graph dallon dy të tretat e anomalive që radiologët shpesh nuk shohin gjatë skanerëve.
“Një rezonancë magnetike është ndoshta 10 milionë piksel dhe ata po kërkojnë diçka që është ndoshta 100 piksel”, tha për Reuters dr. Konrad Wagstyl nga King’s College London.
Ekipi ka kaluar 10 vjet për zhvillimin e MELD Graph që është trajnuar me të dhënat e skanerëve të më shumë se 700 pacientëve me displasi kortikale fokale (FCD) që është një nga shkaqet kryesore të epilepsisë. FCD mund të jetë e lehtë dhe e vështirë për t’u vënë re nga syri i njeriut dhe gjysma e tyre shpesh nuk shihen nga radiologët.
Sistemi thekson atë që mund ta perceptojë si anomali dhe shpjegon përse. Analiza mund të kontrollohet nga një radiolog duke përshpejtuar diagnozën dhe ndërhyrjen kirurgjikale.
“Nëse gjen anomalinë, mund të sugjerosh ndërhyrjen që mund të kurojë krizat. Këtë mund të bëjë mjeti i Inteligjencës Artificiale sepse zbulon dy të tretat e anomalive që mjekët s’dallojnë dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse më shumë fëmijë mund të marrin më të mirën e mundshme nga trajtimi”, tha Wagstyl.
Epilepsia pre 1 në 100 njerëz në të gjithë botën dhe 1 në 5 raste shkaktohen një anomali strukturore e trurit.
Mjeti nuk është ende i disponueshëm në klinika, por ekipi e ka kthyer programin në një burim të hapur dhe po trajnon specialistë në mbarë botën për përdorimin e tij./tvklan.al