Byroja Qendrore Zgjedhore e vendit i kan ndaluar kandidatit pro rus të ekstremit të djathtë në Rumani, Calin Georgescu të mërrë pjesë në zgjedhjet presidenciale që do zhvillohen në muajin Maj.

Gjykata Kushtetuese anuloi në Dhjetor ruandin e parë të votimit në të cilin Georgescu doli në vend të parë pasi u zbulua nga inteligjenca artificiale se Rusia ishte e përfshirë në mbështetjen e tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Byroja e quajti rrëzimin e kandidaturës së tij çështje proceduriale pa dhënë asnjë detaje tjetër. Georgesku reagoi menjëherë dhe tha se vendimi ishte një goditje e drejtëpërdrejtë ndaj demokracisë.

Mijëra qytetarë u mblodhën para zyrave të Byrosë Qendrore Zgjedhore duke protestuar në mbështetje të tij, por përfundoi me dhunë mes tyre dhe policisë.

/tvklan.al