Shkencëtarët në Londër po përdorin Inteligjencën Artificiale për të zbuluar dëmtimet në trurin e njeriut, që shkaktojnë sëmundje si epilepsia. Këto dëmtime janë në shumicën e rasteve, të padukshme për syrin e radiologëve gjatë analizimit të skanimit MRI të pacientëve.

Metoda e re e quajtur “Meld Graph” që po përdorin shkencëtarët londinezë është analizimi me detaje edhe më të hollësishme të skanerëve MRI përmes Inteligjencës Artificiale dhe për këtë.

“Skaneri MRI ka një imazh të detajuar prej 10 milionë piksel dhe ata kërkojnë brenda këtij kuadrati një hapësirë të vogël, ndoshta 100 piksel. Është njëlloj si të kërkosh mes 100 mijë fjalësh të një romani, një fjalë të vetme, e cila është shkruar me gabime”, tha Konrad Wagstyl, pjesë e ekipit kërkimor.

Mënyra e re synon që të përcaktojë me saktësi vendin e ndërhyrjes kirurgjikale dhe të reduktojë në mënyrë drastike kohën e përcaktimit të diagnozës, tek këta pacientë. Epilepsia prek 1 në 100 persona në mbarë botën dhe 1/5 ka çrregullime në strukturën e trurit.

Tv Klan