Interi mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Feyenoord me rezultatin 2-0, në sfidën e vlefshme për javën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve.
Sukses i merituar i italianëve, që ishin dominues nga fillimi deri në fund. Thuram zhbllokoi sfidën në minutën e 38-të, pas një krosimi të shkëlqyer nga Barella.
Në minutën e 50-të, Lautaro Martinez dyfishoi shifrat me një gjuajtje të fortë në zonë. Zielinski kishte mundësinë për të shënuar të tretin, por gjuajtja e tij nga penalltia u prit nga portieri vendas.
Vlen të përmendet se në këtë përballje, titullar ishte edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, që zhvilloi një paraqitje pozitive.
Me këtë fitore, Interi hedh një hap të sigurt drejt çerekfinales, pasi ndeshjen e kthimit e luajnë javën e ardhshme në shtëpi. /tvklan.al