Real Madrid fitoi aktin e parë në derbi, në sfidën e 1/8-ve në Champions League. “Los Blancos” triumfuan 2-1 ndaj Atletico Madrid, në atë që mund të quhet si derbi i supergolave. 

Rodrygo zhllokoi rezultatin, pas vetëm 3 minutave lojë. Me një gjuajtje të fortë me të majtën, braziliani e ndali topin në fundin e rrjetës. Reagimi i miqve ishte i njëjtë, me një tjetër supergol, këtë herë të shënuar nga Julian Alvarez në minutën e 32-të. Golin që vulosi sfidën e shënoi Brahim Diaz në minutën e 55-të. Mesfushori dribloi bukur në zonë dhe ia doli të shënojë. 

Arsenali ka hedhur në hap të sigurt drejt çerekfinales. “Topçinjtë” triumfuan me shifrat e thella 7-1 ndaj PSV Einthoven në Holandë. Kualifikimi për anglezët është thjesht formalitet. 

Nuk prodhoi fitues përballja Borussia Dortmund-Lille, e cila u mbyll në barazim 1-1 në Gjermani. Mbetet gjithçka e hapur për kualifikimin, që do të vendoset pas një jave në Francë. 

/tvklan.al