Tre ndeshjet e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve, dhuruan emocione të mëdha.
Liverpool triumfoi minimalisht ndaj PSG-së në Francë. Vendasit ishin dominues gjatë gjithë kohës, por e pësuan në gjuajtjen e vetmte nga Elliott në minutën e 87-të. Kualifikimi do të vendoset javën e ardhshme në “Anfield”.
Bayern Munich thuajse ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale. Triumfi 3-0 ndaj Leverkusen në shtëpi, i jep një shtysë të rëndësishme skuadrës së Kompany për ndeshjen e kthimit. Në “Allianz Arena”, vendosi dopieta e Harry Kane dhe goli i Musialës.
Fitore të rëndësishme mori edhe Barcelona, që mposhti minimalisht në transfertë Benfican. Sukses i vuajtur për katalanasit, që për shumicën e ndeshjes luajtën me 10 lojtarë, pasi Cubarsi u ndëshkua me të kuq. Golin e vetëm e shënoi Raphinha.
/tvklan.al