Gazetarja Rudina Xhunga ka kujtuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, momentin e veçantë kur intervistoi Parashqevi Simakun në 14 Shkurt të vitit 1997. Ishte pikërisht kjo datë që shënoi dhe prononcimin e fundit të këngëtares ikonike në Shqipëri.
Xhunga thotë se Parashqevi u zhgënjye kur erdhi në atë kohë në Shqipëri dhe tha se do të kthehej në një moment të dytë.
Rudina Xhunga: Unë punoja te “Koha e Jonë”, më 14 Shkurt të vitit 1997, jam në Rogner, intervistoj Parashqevi Simakun. Kisha përpara Parashqevi Simakun, që ishte diva përsëri, e kujtoj si tani, në 4 Mars digjet kaseta dhe unë shkoj, shoh kompjuterin e djegur dhe thashë: Këtu Parashqevi Simaku ishte, më këtë pse e dogjën? Ishte naiviteti i një gazetareje kulture në ’97-ën. Parashqevi erdhi në atë kohë për të prezantuar veten e ribërë, një vete tjetër.
-E amerikanizuar pak, yeah, ok, yes…
Rudina Xhunga: Bashkë me bashkëshortin, Roberti. Ai që e puthi në publik për herë të parë etj etj. Ajo u zhgënjye dhe tha, po vij në një moment të ri.
-U zhgënjye nga eksperienca këtu në Shqipëri, pse priste tjetër gjë?
Zhani Ciko: Ajo erdhi e ftuar në Festivalin e 35-të, më i madhi që është bërë ndër vite në Shqipëri, me të ftuar nga e gjithë bota./tvklan.al