E ngrohtë, por me vranësira kështu ka nisur kjo javë e parë e Janarit dhe me të tilla kushte atmosfrike do të vijojë.

Sipas parashikimeve të “MeteoAlb” duke nisur nga dita e Martë dhe deri të Enjten, temperaturat e ajrit do të vijnë në rritje duke bërë që termometri të ngjitet deri në 18 gradë Celsius në mesditë. 

Në fundjavë temperaturat pritet të pësojnë ulje me disa gradë. Ndërkohë parametri i erës do të jetë problematikë, pasi në det të hapur pritet që shpejtësia të arrijë dhe në 60 kilometra në orë.

Klan News