Të gjithëve të paktën një herë na ka ndodhur që të mos na zërë gjumi natën, të frikësohemi ose të mendojmë se dikush po na vëzhgon, mund të mos jetë një hajdut, por diçka tjetër e mbinatyrshme.

Megjithëse nuk pranohet nga të gjithë, që besojnë apo kanë frikë nga fantazmat, sondazhet e fundit tregojnë se rreth një e treta e britanikëve besojnë tek fenomenet e mbinatyrshme. Duke lënë mënjanë hamendësimet e spekulimet, ekspertët kanë zbuluar arsyen e vërtetë pse disa njerëz besojnë tek shpirtrat e disa të tjerë jo.

Sipas tyre besimi te fantazmat dhe gjërat e mbinatyrshme nuk ka të bëjë fare me mungesën e inteligjencën apo mangësi të shëndetit mendor. Ekspertët besimin tek paranormalja e lidhin më së shumti me stresin. Por, njëkohësisht ata bëjnë një dallim mes besimit në gjërat të pazakonta ose mbinatyrore dhe besimin tek astrologjia apo parashikimi i fatit.

Studiuesi e Universitetit Metropolital në Manchester ngrenë alarmin, pasi besimi paranormal i vazhdueshëm, parashikon shqetësim më të madh dhe aftësi më të ulëta përballuese, duke treguar se besime të tilla mund të zvogëlojnë ndjenjën e kontrollit tek individët.

Edhe pse nuk ka prova për jetën pas vdekjes, një numër befasues njerëzish ende besojnë te fantazmat dhe shpirtrat. Besimi tek e mbinatyrshmja sipas tyre nuk rrezikon psikologjinë e njerëzve, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me skizofreni.

Përkundrazi ata janë të mendimit se besimi në fantazmat apo gjëra të tjera jo normale dhe jo reale mund të ofrojnë një formë që i ndihmon njerëzit të përballen me situata me stres të lartë.

Anketat kanë treguar se pjesa më e madhe e njerëzve besojnë tek fantazmat, vampirët, demonët apo diçka tjetër të ngjashme sepse në fakt vetë ata duan që të besojnë. Është më e lehtë të besosh se jeta jote nuk po shkon ashtu siç duhet për shkak të një demoni, ose diçkaje të mbinatyrshme, sesa të provosh të gjesh gabimin tek vetja./tvklan.al