Miqësia e Rozit me Natashën është thuajse 50-vjeçare, kur të dyja ishin veçse shoqe klase. Do të ishte një mbrëmje në prag të 1 Majit kur Rozi, e mbetur në konvikt dhe e trishtuar do të gjente pikërisht këtë miqësi që i ndryshoi jetën. Ajo tregoi në “Ka Një Mesazh Për Ty” sesi Natasha, pa e pasur shoqe të  ngushtë, bashkë me të atin e morën në shtëpinë e tyre në Krujë për të ndenjur me ta. Nga ajo ditë, shtëpia e Natashës u kthye në të Rozit duke gjetur gjithnjë ngrohtësinë.

Vitet nuk e zbehën dot forcën e kësaj miqësie të bukur e të gjatë. Teksa Natasha hyn në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për të mësuar se kush e ka ftuar, dyshimi i parë është motra e gjakut, Rozi.

Natasha: Kam një motër tjetër që jeton në Itali.

Ardit Gjebrea: Motër tjetër me nënë tjetër?

Natasha: Jo, është motër gjaku ajo. Jemi njohur në shkollë kur kemi qenë këtu në Tiranë dhe kemi prerë gishtat të dyja bashkë…

Ardit Gjebrea: Dhe jeni bërë motra.

Natasha: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe më shumë të qan zemra për atë motrën që ke prerë gishtin sesa ato që…

Natasha: Për të gjitha!

Ardit Gjebrea: Për të gjitha patjetër, por pse këtu te kjo?

Natasha: Po sepse ajo nuk kishte motër vetë.

Ardit Gjebrea: Dhe të ka bërë motër ty.

Natasha: Dhe unë tha të dyja për motër. Preu gishtin ajo, e preva edhe unë.

Ardit Gjebrea: Dhe ajo jeton në Krujë apo në Itali?

Natasha: Jo, ajo është në Itali, është shkodrane. Është e krishterë, unë jam myslimane, por jemi puqur këtu e 50 vjet bashkë.

Parandjenja e Natashës nuk gaboi aspak sepse pas murit qëndron Rozi, me një mesazh të ndjerë.

Rozi: Natasha…  të vërtetën, në atë vend aty duhet të ishte, rahmet pastë, lala. Ardhja ime nga Italia këtu, për atë veprim që ka bërë ai në atë kohë nuk është asgjë. Për këtë arsye them që faleminderit atij, se ai na hapi rrugën, mbrapa vazhduam ne. Sot ne jemi nga dy shoqe 16-vjeçare, konviktore dhe nuk ka ardhur duke u ftohur, por duke u forcuar e shtuar miqësia. Ndihem e lumtur dhe shpresoj që fëmijët e nipërit tanë të vazhdojnë miqësinë sepse kjo sjell kënaqësi shpirtërore./tvklan.al