Marinela është padyshim një nga konkurrentet më të komentuara të “Love Story” këtë sezon. Ajo u fut për të gjetur dashurinë dhe luftoi për fronistët.

Megjithatë surprizën më të madhe në këtë program ajo e ka marrë nga Joti, një prej konkurrentëve meshkuj që hyri në emision për fronistet.

Ai i dhuroi Marinelës një tufë me lule.

“Faleminderit për lulet, por tentoi të më rrëmbente një puthje”, tha Marinela. Ndërkohë Joti u shpreh se e ka njohur jashtë skenës Marinelën dhe do të donte që ta njihte edhe më shumë.

“Është një vajzë e mrekullueshme dhe do doja që ta njihja edhe më shumë”, tha Joti.

Kjo surprizë e bukur u mbyll me një vallëzim nga të dy./tvklan.al