Kanë kaluar 18 vjet që kur artistët, Janet Jackson dhe Justin Timberlake tronditën tifozët sportivë me shfaqjen e tyre famëkeqe të pjesës së parë të “Super Boël”, dhe tani ata duket të jenë bashkuar përsëri fshehurazi. Justin Timberlake thuhet se do të shfaqet në premierën e dokumentarit të shumë përfolur të Jackson, të quajtur “Lifetime/A&E”.
“Justin është pjesë. Më thanë se do të jetë në dokumentar. Është si sekret i madh. Ai është surpriza, ashtu si Super Bowl”, tha burimi për Page Six.
Jackson solli Timberlake si një mysafir surprizë kur ajo kryesoi shfaqjen e pjesës së parë në vitin 2004 në “Super Bowl”. Dyshja e përfundoi setin duke interpretuar këngën e Timberlake, “Rock Your Body”, kur Justin grisi bluzën e Jackson, duke ekspozuar gjoksin e saj, bashkangjitur me lëvizje të pakooridinuara.
Në një klip të publikuar përpara premierës, vëllai i Jackson-it, Randy, i cili është gjithashtu menaxheri dhe bashkëprodhuesi i saj në film, thotë se:
“Justin dhe ekipi i tij janë përpjekur të na kontaktojnë rreth Super Boël”.Megjithatë, Timberlake nuk u shfaq në asnjë promo për dokumentarin, pjesë e të cilit janë, yje si Missy Elliott, Mariah Carey, Ëhoopi Goldberg dhe Samuel L. Jackson.
Klan News