Kryeministri i Kanadasë Justin Trudea ka mbajtur këtë të dielë një fjalim lamturinë në konferncën e Partisë së tij Liberale.

Kryeministri në largim shprehu mirënjohjen e tij për partinë e tij dhe popullin kanadez, duke thënë se ishte krenar për kohën e tij në detyrë, e cila tha se ishte e mbushur me suksese dhe arritje të mëdha.

Trudeau paralajmëroi gjithashtu turmën e Partisë Liberale se Kanadaja ka nevojë për ta tani më shumë se kurrë, duke iu referuar krizave ndërkombëtare në rritje që kërcënojnë të rrëzojnë rendin e bazuar në rregulla ndërkombëtare dhe pasigurinë në rritje përballë kërcënimit ekonomik të Presidentit të SHBA Donald Trump ndaj vendit.

Trudeua dha dorëheqjen me 9 Janar të këtij pas disa muajsh problemesh të brendshme. Rënia e kushteve ekonomike bën që mbështetja e tij të binte.

Po ashtu udhëheqësi kanadez ishte në presion nga vet e partia e tij, e cila humbi besimin tek ai. Trudeau megjithatë vendosi të qëndrojë në pushtet derisa të emërohet pasardhësi i tij.

/tvklan.al