Prokurorët belgë njoftuan arrestimin e disa personave si pjesë e një hetimi korrupsioni të lidhur me Parlamentin Evropian. Prokurorët thanë se 21 kontrolle u kryen nga Policia në Bruksel, si dhe në Flanders, Wallonia dhe Portugali.
Ende nuk dihen emrat dhe funksionet e personave të përfshirë në korrupsion aktiv brenda Parlamentit Evropian.
Gazeta belge Le Soir dhe faqja investigative Follow the Money shkruajnë se hetimi ishte i lidhur me gjigantin kinez të teknologjisë Huawei dhe aktivitetet e tij në Bruksel që nga viti 2021.
Mësohet se rreth pesëmbëdhjetë ish eurodeputetë dhe aktualë janë nën hetim. Për ligjvënësit aktualë, prokurorët belgë duhet t’i kërkojnë Parlamentit Evropian të heqë imunitetin e tyre në mënyrë që të vijojnë me procedura te tjera.
Hetuesit dyshojnë se lobistët e Huawei mund të kenë kryer krime të ngjashme duke u dhënë ryshfet eurodeputetëve duke përfshirë bileta të shtrenjta futbolli, dhurata luksoze, udhëtime luksoze në Kinë dhe madje edhe para kesh për të siguruar mbështetjen e tyre për kompaninë, ndërsa ajo përballej me kundërshtime në Evropë.
Skandali i ri i korrupsionit vjen më shumë se dy vjet pas skandalit “Qatargate”, në të cilin një numër ligjvënësish të BE-së u akuzuan se ishin paguar për të promovuar interesat e Katarit dhe Marokut, diçka që të dyja vendet e kanë mohuar.
Klan News