Një grua ndërroi jetë në spitalin e Traumës pasi u përplas të enjten nga një makinë. Ngjarja ndodhi në Elbasan, në lagjen Shënkoll.

Policia njoftoi se gruaja u përplas teksa ecte nga një 45-vjeçar. Ajo pësoi dëmtime të mëdha dhe u dërgua në spital, por ndërroi jetë.

Ndërkohë autoritetet arrestuan shoferin, një 45-vjeçar, i cili pasi e përplasi gruan, u largua nga vendi i ngjarjes.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””, njoftoi policia./tvklan.al