Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar një tjetër investim, sa i përket terreneve sportive në Shqipëri.
Bëhet me dije, se FSHF në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, kanë nisur punën për rikonstruksionin e një fushe me bar natyral në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”.
Projekti është në fazat e para, ndërsa përveç fushës, do të rindërtohen edhe dhomat e zhveshjes, për të përmirësuar kushtet në këtë kompleks sportiv.



Ky investim është pjesë e një programi më të gjerë të Federatës së Futbollit, që ka miratuar projekte të rëndësishme infrastrukturore në disa stadiume dhe fusha anembanë vendit, me qëllim përmirësimin e kushteve për zhvillimin e futbollit.
Ndërkohë, të tjera investime të rëndësishme në infrastrukturë pritet të miratohen së shpejti nga Federata e Futbollit. /tvklan.al