Ish-mbrojtësi spanjoll, Geard Pique ka bërë një propozim interesant për të ardhmen e futbollit.
Sipas tij, kur ndeshjet mbyllen në barazim pa gola, skuadrat duhet të mos marrin asnjë pikë.
Pique tha se një tifoz nuk mund të shpenzojë shifra të mëdha dhe të shikojë një ndeshje që mbyllet 0-0.
“Nuk mund të shkosh në stadium, të shpenzosh 100, 200 apo 300 euro dhe të shikosh një ndeshje që mbyllet 0-0. Diçka duhet të ndryshojë.
Një propozim sipas meje do të ishte që në rastet kur një ndeshje përfundon 0-0, asnjëra skuadër të mos marrë asnjë pikë. Në këtë mënyrë, jam i sigurt që pas minutës së 70-të, të gjitha ndeshjet do të zhbllokohen”, deklaroi Pique.
Nga shumica e tifozëve ky propozim është pritur pozitivisht, pasi premton spektakël.
Piqué propone que en los partidos que acaben 0-0 ningún equipo sume puntos
— ️ٓ️ (@CocoExiliado) February 26, 2025
pic.twitter.com/vjGSTAOXZk
/tvklan.al