Bukuroshja me origjinë shqiptare Ava Max shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor që me shumë gjasa do të kthehet në hit.

Ka qenë vetë Ava, e cila e ka bërë publik lajmin nëpërmjet një video, ku nuk jep shumë detaje, pasi dëshiron që t’a lëri suprizë për fansat.

E quajtur “OMG What’s Happening”, për momentin kënga është vetëm në version audio. Kënga është pjesë e albumit të saj të ri, që mban titullin “Heaven and hell” i cili ndahet në tri pjesë, Parajsa, Purgatori dhe Ferri dhe përfshin plot 15 këngë.

Edhe më herët Ava Max është renditur e nënta në listën e nxjerrë nga Shazam, për këngët më të kërkuara në këtë aplikacion.

“Sweet but Psycho” vijon të mbetet në top listat e industrisë muzikore pop. Kjo këngë i ka kaluar 600 milionë shikime në Zoutube, duke marrë parasysh stilin dhe zërin e këngëtares Ava Max.

Ava po ashtu është renditur e 10-ta në listën e Apple Music për “Këngët më të dëgjuara të vitit”.

Emri i saj i  vërtetë është Amanda Ava Koçi dhe ajo ka lindur nga dy prindër shqiptarë, përkatësisht nga Tirana dhe Saranda, që emigruan herët në SHBA.

Vajza e talentuar nga Shqipëria është tanimë në gjurmët e këngëtareve Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Era Istrefi.

Këngëtarja e re numëron gjithashtu disa bashkëpunime të suksesshme si “Let It Be Me” me David Guetta, apo “Make Up” me Jason DeRulo.

Klan Plus