Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max shijon suksesin e hitit të saj
“Sweet but Psycho” është jo vetëm kënga që e bëri të famshme por që vazhdon t’i jap suksese të njëpasnjëshme këngëtares me origjinë shqiptare, Ava Max. Tashmë hiti ka kaluar shifrën e një miliard dëgjimeve në “Spotify”.
Platforma më e madhe e muzikës në botë i ka dërguar artistes në shenjë mirënjohje për suksesin e arritur, një pllakat e cila pasqyron numrin e dëgjimeve që “Sweet but Psycho”, shënoi përgjatë gjithë këtyre viteve.
26-vjeçarja publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi me dhuratën e dërguar nga platforma, duke i falënderuar ata që bënë të mundur suksesin e saj.
Ava Max, bëri debutimin e madh në tregun ndërkombëtar të muzikës në fund të vitit 2018 me “Sweet but Psycho”.
Ishte kjo këngë e cila i hapi shumë rrugë shqiptares me origjinë nga Saranda, e cila tashmë ka publikuar edhe albumin e saj të parë në karrierë, të titulluar “Heaven and Hell”.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Forbes”, 26 vjecarja tha se është duke punuar edhe për 3 albume të reja.
Tv Klan