HEC-et e Drinit punojnë pa ndërprerje
Situata e krijuar nga pandemia e Covid-19 nuk e ka prekur sektorin e prodhimit të energjisë elektrike. Edhe pse Korporata Elektroenergjitike Shqiptare e ka reduktuar stafin, tre hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin po prodhojnë energji elektrike pa ndërprerje.
Drejtori i Hidrocentralit të Fierzës, thotë se ka rezerva të mjaftueshme për të furnizuar konsumatorët me energji pa ndërprerje, për gjatë gjithë kësaj periudhe.
Rezerva energjetike është 889 GWh, ose 157 GWh më shumë se mesatarja shumë vjeçare dhe 325 GWh më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për sa i përket prurjeve, ato janë në rreth 160 m3/s. Ndërsa prodhimi ditor është afro 7.000 MWh/ditë.
Tv Klan