Në 60 sekondat e fjalimit të tij në studion e “Rudina” në Tv Klan, Bledi Strakosha vendosi që t’i kushtonte një vëmendje të veçantë miqësisë. Në një kohë ku nga vrulli i ditës, përditshmërisë, punës e problemeve, njerëzit kanë gjithnjë më pak kohë për njëri-tjetrin edhe për të pasur një miqësi të vërtetë.
Ishte pikërisht kjo temë që ngacmoi të ftuarit, madje dhe moderatoren e programit, Rudina Magjistarin. Duke e paralelizuar dhe me temën që të ftuarit po flisnin ajo e pyeti gazetarin për miqtë e tij të fëmijërisë.
Rudina Magjistari: Nga fëmijëria ke miq sot.
Bledi Strakosha: Kam, por emigracioni ka bërë të vetën. Miqtë e mi më të ngushtë me të cilët jam rritur i kam të gjithë në emigracion. Sigurisht që teknologjia sot lehtëson komunikim dhe jam në kontakt me ta.
Rudina Magjistari: Çfarë kujton nga periudha e miqësisë në kohën e fëmijërisë, kujtimi i parë që të vjen ndërmend?
Bledi Strakosha: Më vijnë së pari naivitetet e brezit tonë dhe vështirësitë e brezit tonë.
Por, një foto që u shfaq papritur në studio, ndërpreu fjalën e tij. Ishte pikërisht një foto e Bledi Strakoshës me motrën e tij. Foto e cila shkaktoi të qeshura tek të ftuarit, sepse nuk kishte se si të mendohej ndryshe. Ajo ishte shkrepur tek “Skënderbeu”, vendi epik që preferohej nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, e veçanërisht atyre që jetonin në Tiranë.
Bledi Strakosha: Këtu jam me motrën time tek “Skënderbeu”.
Rudina Magjistari: Tek “Skënderbeu” gjithmonë. Sa mirë erdhi koha çelin lulet, sezon pranvere duket.
Bledi Strakosha: Ne kishim veshur palltot se ato kishim më të bukurat./tvklan.al