Kupa e Shqipërisë do të zhvillojë të martën dhe të mërkurën ndeshjet e kthimit çerekfinale. E hapur mbetet përballja mes Vllaznisë dhe Elbasanit që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Barazimi pa gola në sfidën e parë bën që fitorja të jetë mënyra e vetme për të kaluar në fazën tjetër.

“Është një sfidë e madhe, e dimë që është një ndeshje me eliminim, kush fiton kalon raundin. Kemi ndeshjen në shtëpinë tonë, duhet ta luajmë në mënyrë sa më profesionale, objektivi është të fitojmë ndeshjen, do të punojmë fort për këtë”, tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

0 – 0 është mbyllur edhe takimi Laçi – Partizani. Ndeshja e dytë do të luhet të martën në Arenën e Demave.

Pas shkarkimit të trajnerit Aleksandër Velesinoviç në stol do të jetë drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj me synim rikthimin e fitoreve dhe kualifikimin në gjysmëfinale.

Të mërkurën do të luhen çerekfinalet e tjera Egnatia – Bylis dhe Skënderbeu – Dinamo.

Tv Klan