Mirela Karabina është pedagoge e shkencave të edukimit. Ajo është lindur dhe rritur në qytetin e Elbasanit dhe pasditen e kësaj të shtune bashkë me panelin e të ftuarve në programin “Rudina” në Tv Klan, ndau me publikun pak nga copëzat e kujtimeve të saj të fëmijërisë.
Më flokët gërshet dhe të kapura bukur, të shoqëruara me fjongo e krah prindërve, ajo ndan foto nga vegjëlia e saj. Foto të shkrepura në ditët më të bukura, e të shënjuara. Në një qytet të madh si Elbasani kujtimet që krijohen janë të pafundme, të tilla janë dhe ato të Mirela Karabinës. Por, nga të gjitha ato që ajo rrëfeu njëra prej tyre mbajti kampion.
Mes batutash ajo tha se bashkë me motrën, vëllain e tyre të vogël, me flokët e bukura kaçurrela e bënin si nuse. Një kujtim i bukur që shkaktoi të qeshura në studio.
Mirela Karabina: Nga fëmijëria kam shumë kujtime. Unë kam vëllain më të vogël, kam edhe një motër dhe vëllai duke qenë se ishte më i vogli erdhi me shumë gëzim. Unë shpesh ia kujtoj dhe atij sot, kur ne donim të luanim shpesh herë e bënim vëllain nuse, sepse ai ishte shumë i bukur. I kishte flokët kaçurrela.
Rudina Magjistari: Po, e bënit vëllain si kukull!
Mirela Karabina: Po!/tvklan.al