Në qytetin e Novi Sadit gjatë seancës për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë pati perleshje të rënda të opozitarëve me forcat policore.
Policia bllokoi protestuesit që të hynin në sallën e Asamblesë së Qytetit.
Ish-kryetari i Novi Sadit Milan Gjuriq dha dorëheqjen pas protestave të shkaktuara nga shembja e një tende në stacionin hekurudhor të qytetit që vrau 15 njerëz në nëntor.
Në pamje shihen forcat policore me helmeta e mburoja që u perpoqën të ruanin një kordon rreth ndërtesës ndërsa turma e protestuesve me flamuj serbë u përpoq t’i kalonte ata për të hyrë me dhunë në ndërtesën e bashkisë.
Protestuesit u pane jo vetëm duke shtyrë policët por edhe duke hedhur vezë drejt tyre.
Anëtarët e Asamblesë së Qytetit nga radhët e opozitës nuk u lejuan të hynin në sallë gjate votimit për kryebashkiakun e ri. Këshilltarët pjesë e Partisë Progresive Serbe në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiç arritën edhe në këto kushte të zgjidhnin Zharko Miçin si kryebashkiak të ri të Novi Sadit.
Në tre muajt që pasuan tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit demonstratat masive janë shndërruar në kërcënimin më të madh për pushtetin e presidentit Vuçiç.
Klan News