Gjykata Kushtetuese e Kosovës pranohet si anëtare me të drejta të plota në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane.

Vendimi u mor gjatë takimit përgatitor të rrethit të kryetarëve, të Kongresit 20 të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, që u mbajt sot ne Tiranë pasi Gjykata Kushtetuese shqiptare ka presidencën e radhës për periudhën 2024-2027.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte aplikuar 13 vjet më parë për t’u bërë anëtare e kësaj konference e për këtë arsye u vlerësua si një moment historik për Kosovën dhe për sistemin e saj kushtetues, duke u integruar plotësisht në rrjetin evropian të gjykatave kushtetuese.

Tv Klan