Me shumicë votash Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e deputetëve të Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit të qeverisë për Portin e Durrësit, me argumentin se i jepte investitorëve avantazhe të padrejta dhe cenonte interesat publike.
Kushtetuesja rrëzoi të gjitha pretendimet e ngritura edhe për shkeljen e autonomisë vendore, si dhe për përzgjedhjen pa garë të firmës ndërtuese, duke deklaruar se ajo është e përcaktuar në bazë të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sakaq u rrëzua edhe pretendimi i opozitës për përjashtimin nga taksat, pasi sipas gjykatës nuk i jep avantazh, për sa kohë në këmbim shteti është bërë aksionar në shoqërinë investitore në masën 33%, për rrjedhojë do të jetë pjesëmarrës në ndarjen e dividentit në po të njëjtën masë.
Tv Klan