Raportim Live
9:17, 10 Shkurt 2025

LVV kryeson garën, por a do mundet Albin Kurti të krijojë qeverinë?

Mbështetësve u premtoi angazhim “cep më cep” të Kosovës dhe ata i dhanë besimin. Lëvizja Vetëvendosje, deri më tani kryeson zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit në Kosovë me rreth 41% të votave.

“Ne do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur në katërvjeçarin e kaluar dhe do të bëjmë shumë punë të tjera, në përputhje me zotimet tona, cep më cep Kosovës”, tha Albin Kurti. Ai udhëhoqi Qeverinë e Kosovës për 4 vjet nga viti 2021 dhe për një periudhë disa javore në vitin 2020. Krahasuar me zgjedhjet e para 4 viteve, mbështetja për partinë e tij ra me rreth 10%…

Por a do mundet Kurti të krijojë qeverinë? Lexo më shumë

8:41, 10 Shkurt 2025

Përshëndetje lexues të Tv Klan 👋

“Ritakohemi” sërish këtë të Hënë, për të gjitha informacionet sa i takon zgjedhjeve në Kosovë, teksa pritet shpallja e partisë fituese. Deri më tani, sipas të dhënave të KQZ, ka përfunduar procesi i numërimit në 2230 vendvotime (88.04%) nga 2553 në total në Kosovë. Udhëheq Lëvizja Vetëvendosje me 41.29% të votave. Partia e dytë renditet PDK me 21.8% të votave, LDK me 17.7% dhe AAK në koalicion me Nismën kanë grumbulluar 7.28% të votave.


0:00, 10 Shkurt 2025

Abdixhiku: Mburrem për fushatën dhe programin

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shprehet se nuk e quan dështim rezultatin e deritanishëm nga numërimi i votave.

Abdixhiku thotë se mburret me fushatën dhe programin e LDK-së. Kreu i LDK-së u shpreh se nuk do patjetër të jem Kryeministër i vendit, teksa shtoi se nëse populli nuk e ka parë si të tillë është i lumtur të jetë pjesë e opozitës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës...Lexo më shumë

23:33, 9 Shkurt 2025

Albin Kurti: LVV fitoi, edhe nëse opozita bëhet bashkë nuk barazohet me Vetëvendosjen

Kryeministri aktual i Kosovës Albin Kurti, njëkohësisht kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në një dalje për mediat u shpreh se LVV fitoi, teksa shtoi se koalicioni i tyre fitues do të formojë qeverinë e re.  

Kurti thotë se opozita edhe nëse bëhen bashkë nuk barazohen me Lëvizjen Vetëvendosja. Ai u shpreh se ky është një konfirmim për qeverisjen e tyre të mirë, mbarë demokratike dhe progresiste… Lexo më shumë

23:20, 9 Shkurt 2025

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Mosparaqitja e të dhënave në faqen zyrtare nuk cënon rezultatin

KQZ e Kosovës ka dalë në një konferencë ku sqaron qytetarët lidhur me bllokimin e faqes zyrtare të KQZ.

Në deklaratë KQZ siguron qytetarët e Kosovës se mostransmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare për subjektet politike përmes platformës elektronike, nuk ka asnjë ndikim në rezultatet… Lexo më shumë

22:11, 9 Shkurt 2025

Zgjedhjet në Kosovë, rezultatet e numërimit të 1 289 qendrave të votimit nga 2 533

KQZ raporton rezultatet për 1 289 qendra votimi nga 2 533: LVV kryeson me 37.50%, PDK- 29.80%, LDK-16.29%, AAK- 7.92%

21:44, 9 Shkurt 2025

Probleme në faqen e KQZ, Valmir Elezi: Po mblidhen të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve, mbingarkesë në platformë

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi në një njoftim për mediat njofton se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet, teksa ka përmendur edhe problemet teknike në platformë si pasojë e mbingarkesës.

Elezi shprehet se të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë.

“Ju njoftoj se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente problemet teknike në platformë. Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ. Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem.

Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë. KQZ falënderon mirëkuptim të gjithë qytetarët dhe mediat!”, shprehet zëdhënësi Elezi.

21:27, 9 Shkurt 2025

LVV parti e parë, PDK e dyta dhe më pas LDK, raportojnë nga Prishtina gazetarët e Klan News

21:08, 9 Shkurt 2025

Rezultatet e numërimit të votave deri në orën 20:56

LVV- 178054 55.77 %, PDK- 81077 25.39 %,  LDK- 28718 8.99 %, AAK- 15964 5.00 % %, SRPSKA LISTA- 3672 1.15 %, Koalicioni për Familje- 3476 1.09 %

Numërohen 599 nga 2,533 në total, pra (23.65%) e tyre.

20:52, 9 Shkurt 2025

Rezultatet e numërimit të votave deri në orën 20:18

Lëvizja VETËVENDOSJE- 10721 37.18 %, PDK- 7236 25.10 %,  LDK- 4983 17.28 %, AAK- 2554 8.86 %, SRPSKA LISTA- 1435 4.98 %, Koalicioni për Familje- 421 1.46 %

7:56, 9 Shkurt 2025

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti shpall fitoren