Qytetarët në Kosovë kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me atë që presin nga zgjedhjet parlamentare teksa ju kanë bërë thirrje që të gjithëve të dalin në votime për fatin e shtetit.
Më poshtë, ju sjellim disa nga prononcimet për Tv Klan të qytetarëve në Kosovë:
“Të votoj për ndryshimin. Kosova ka nevojë për ndryshim, për zhvillim ekonomik dhe ruajtjen dhe kultivimin e raporteve me miqtë tanë ndërkombëtarë.”
“Me punu për shtet, me punu për popull. Ky nuk ka punuar për popullin. Shqiptarët janë të mençur, dinë se kujt të ja japin votën.”
“Besoj se asnjëherë më mirë nuk e kemi pasur dhe shpresoj të bëhet më mirë.”
“Unë kam votuar Vetëvendosjen, mendoj se është çliriuar pjesa veriore nga kriminelët dhe shumë të tjera. Vitin e fundit në Mitrovicë ka qenë jashtëzakonisht qetë.”
“Presim referendum nga zgjedhjet. Baba të fitojë zgjedhjet dhe të marrë 70% më së paku. Kohët e fundit në Mitrovicë ka ndryshim si nata me ditë.”
“Nga këto zgjedhje presim fitoren. Unë jam banor i veriut dhe këto nuk janë zgjedhje, por referendum. Ftoj të gjithë të votojnë për Kosovën dhe veriun cep më cep.”
Rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote në Kosovë kanë të drejtë të zgjedhin se kush do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme./tvklan.al