Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar rreth orës 11:45 në qendrën në Fakultetin Teknik të Prishtinës.

Pas votimit, Presidentja Osmani është shprehur se kjo është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për demokracinë në Kosovë.

Më tej, Osmani ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime për të kontribuar për Kosovën.

Vjosa Osmani: Kjo ditë është jashtëzakonisht e rëndësishme për demokracinë në vendin tonë. Kosova, demokracia më e zhvilluar në rajon. Sot është ditë vendimtare që qytetarët të japin kontributin duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm. Merren vendime që kanë rëndësi për kaulitetin e jetës. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

Mundësi e mirë që jo vetëm ta japin vlerësimin për të gjithë politikanët që i kanë përfaqësuar, por edhe t’i japin mundësi atyre që kandidojnë për herë të parë. Suksese të gjithëve që kandiduan, shpresoj që e mbara t’i prijë Kosovës. një nga mënyrat më të mira për të kontribuar për Kosovën tonë është për ta shfrytëzuar të drejtën e votës.  

Rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote në Kosovë kanë të drejtë të zgjedhin se kush do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme./tvklan.al