23 kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit kanë probleme me ligjin. Në prezantimin e raportit të organizatave joqeveritare u tha se listës së kandidatëve që kanë probleme me ligjin u prin “Vetëvendosje” me 14 kandidatë.

16 prej këtyre kanditatëve kanë aktakuza aktive. Ndërsa 8 kandidatë që kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Koalicioni i OJQ-ve, IKD, FOL dhe INPO në raportin e tyre të përbashkët vlerësojnë se nga gjithsej 330 kandidatë që kanë paraqitur të 3 këto subjekte, i bie që 7% e tyre të kenë probleme me ligjin.

Tv Klan