Partitë politike pritet të mbajnë takimet përmbyllëse në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme që po mbahen në Kosovë, teksa të nesërmen, 9 Shkurt, do të nisë dhe procesi i votimit.
Gazetarja e Tv Klan nga Kosova, Blerta Dalloshi Berisha, raporton se duke filluar nga ora 16:00 pritet të nisë takimi përmbyllës i Partisë Demokratike të Kosovës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, teksa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përfunduar takimin e saj përmbyllës në Pejë.
Kujtojmë po ashtu se Lëvizja Vetëvendosje me kryetar Albin Kurtin përmbylli takimin e saj të fundit ditën e premte në Prishtinë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që takimin përmbyllës ta mbajë në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” të Prishtinës.
Deri më tani, mërgata ka ushtruar të drejtën e saj të votimit duke votuar në një nga përfaqësitë diplomatike të Prishtinës zyrtare. /tvklan.al